Tech

Telegrami bëhet aplikacioni më i shkarkuar në janar, Whatsappi del në vendin e pestë

Foto: Ilustrim
 

Telegrami është aplikacioni më i shkarkuar në janar të 2021-s, me 24 për qind të totalin të shkarkimeve nga India, sipas të dhënave nga Sensor Tower.

Aplikacioni për mesazhe është shkarkuar 63 milionë herë këtë muaj. Shkarkimet mund të jenë bërë për shkak të kushteve të privatësisë së WhatsAppit që nxiti zemërim tek përdoruesit e tij dhe bëri që shumë ta zëvendësonin me Telegramin. Whatsapp tani ka kaluar në vendin e pestë të aplikacioneve më të shkarkuara.