Tech

Snapchat shton mundësinë për pastrimin e listës së miqve

 

Snapchat, një nga rrjetet më të njohura sociale për dwrgimin e fotografive, sidomos te të rinjtë, më në fund ka krijuar mundësinë për të hequr të padëshiruarit nga llogaria personale.

Rrjeti do të vë në përdorim funksionin e quajtur “Friend Check Up” (Kontrolli i miqve), që u mundëson përdoruesve të kontrollojnë periodikisht që lista e personave, me të cilët kanë zgjedhur të ndajnë histori dhe përmbajtje të postuara në internet, të përputhet me dëshirat e tyre.