Tech

Pandemia rriti fitimet e kompanisë Dell

Pandemia rriti fitimet e kompanisë Dell
 

Kompania e njohur ”Dell Technologies” njoftoi për rritje të fitimeve në tremujorin e katërt të vitit 2020, pasi të ardhurat u rritën me 9%, kryesisht për shkak të kërkesës së vazhdueshme për kompjuterë dhe notebook, ndërkohë që pandemia Covid-19 vazhdon të detyrojë shumë njerëz të punojnë në distancë.

Fitimet dhe të ardhurat për tremujorin tejkaluan vlerësimet e analistëve të “Wall Street”.