Tech

Qeveria indiane vendos masa të rrepta ndaj rrjeteve sociale

Qeveria indiane vendos masa të rrepta ndaj rrjeteve sociale
Foto: AP
 

India ka vendosur rregulla të reja për Facebookun, Twitterin dhe rrjetet e tjera sociale, disa javë pasi Qeveria tentoi t’i bënte presion Twitterit për t’i larguar llogaritë që i konsideronte nxitëse.

Rregullat e vëna kërkojnë që secila prej kompanive t’i krijojë tri zyra: një zyrtar për rrugët ligjore, që do “detyrojë” rrjetet sociale t’u binden ligjeve të këtij shteti, një zyre për ankesa, ku përdoruesit do i drejtojnë ankesat e tyre dhe një zyrë kontakti, që të jetë në dispozicion 24/7.