Tech

Twitter së shpejti me një “Undo” për anulimin e postimeve

 

Twitter po punon për një tipar të ri, që do t’u jepte përdoruesve të tij një periudhë kohore të shkurtër për të rimenduar postimin e një cicërime, edhe pasi të kenë shtypur tastin e dërgimit, konfirmoi vetë kompania për CNN Business.

“Butoni ‘Undo’ do t’u mundësojë abonentëve të fshijnë ose modifikojnë një cicërimë përpara se të postohet zyrtarisht në platformë”, tha kompania.