Tech

Del në ankand postimi i parë në Twitter, ofrohen 2,5 milionë dollarë

Shefi ekzekutiv i Twitterit, Jack Dorsey
 

Shefi ekzekutiv i Twitterit, Jack Dorsey, ka nxjerrë në shitje postimin e parë të publikuar në këtë platformë, në formën e një vepre digjitale për koleksionistët.

Dorsey shpërndau të premten e kaluar një link që të çonte në një platformë digjitale të quajtur “Gjëra të vlefshme”, e cila lejon shit-blerjen e postimeve në Twitter, me autografin e krijuesit, shkruan a2news.