Tech

Apple mbush 45 vjet, këto janë momentet e paharrueshme të historisë së saj

FOTO: Apple
 

Si sot, 45 vjet më parë Steve Jobs, Steve Wozniak dhe Ronald Wayne themeluan Apple Computer. Sot është marka më e vlefshme në planetin Tokë dhe vlerësohet në më shumë se dy trilionë dollarë.

Apple komandon kulturën, kultivon krijimtarinë dhe sfidon normat. Është një kompani ndryshe nga çdo tjetër. Është e lehtë të harrojmë se si kemi ardhur këtu, në një botë të përfshirë me teknologji.