Tech

TikTok paditet për keqpërdorimin e të dhënave të fëmijëve

TikTok paditet për keqpërdorimin e të dhënave të fëmijëve
 

Aktakuza është ngritur në emër të miliona fëmijëve në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Bashkimin Evropian, të cilët e kanë përdorur aplikacionin shumë të famshëm të videove. Nëse ka sukses, fëmijëve të prekur kompania do të detyrohet që t’ua paguajë me mijëra funte

TikTok po përballet me një sfidë ligjore nga ish-komisarja për të drejtat e fëmijëve për Anglinë, Anne Longfield, rreth mënyrës se si po i mbledh dhe po i përdor të dhënat e fëmijëve.

Aktakuza është ngritur në emër të miliona fëmijëve në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Bashkimin Evropian, të cilët e kanë përdorur aplikacionin shumë të famshëm të videove. Nëse ka sukses, fëmijëve të prekur kompania do të detyrohet që t’ua paguaj me mijëra funte.