Tech

Dogecoin: Shakaja më e çmueshme e botës

 

Washington, 12 prill (DW) – U desh vetëm një shaka që vlera e dogecoinit, njërës prej kriptovalutave më të popullarizuara në botë, të rrënohej për 30 për qind.

Kjo kriptovalutë, e cila është nisur faktikisht nga një shaka në mediat sociale rreth tetë vjet më parë, ka humbur më shumë se një të tretën e çmimit të vet, pasi që Elon Musku, njëri prej burrave më të kamur në botë dhe mbështetësi më i shquar i dogecoinit, e quajti valutën digjitale si “nxitim” gjatë paraqitjes së tij në shfaqjen komike televizive “Saturdat Night Live”, fundjavën e shkuar.