Tech

Kina akuzon SHBA-në për “diplomaci detyruese”

 

Kina ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për “diplomaci detyruese” pas komenteve të sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, se Washingtoni nuk do ta lërë të vetme Australinë përballë detyrimeve ekonomike të vendosura nga shteti aziatik.

Ministria e Jashtme kineze ka akuzuar SHBA-në për vendosjen e sanksioneve ekonomike dhe për përkrahjen e madhe të shteteve të tjera në çështjet tregtare, me qëllim që t’i arrijë synimet e veta strategjike, njoftojnë mediat e huaja.