Tech

Shërbimi i abonimit në Twitter pritet të kushtojë më pak se tre dollarë

 

Rrjeti social Twitter do të punojë për një shërbim të ri abonimi që mund të nisë së shpejti me çmim prej 2.99 dollarë në muaj.

Plani i abonimit i quajtur ”Twitter Blue” pritet të lejojë abonentët të përfitojnë nga një numër opsionesh më shumë, përfshirë funksionin ”Cancel tweet” që aktualisht mungon në platformë.