Tech

Irani ndalon prodhimin e kriptovalutave për katër muaj shkaku i problemeve me energji elektrike

Foto: Reuters
 

Irani ka njoftuar se do të ndalojë për katër muaj “kultivimin” e kriptovalutave si Bitcoin, duke cituar probleme të shumta me energji elektrike, raporton BBC.

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, ka thënë në një takim të kabinetit se arsyeja kryesore për këto reduktime të rrymës është prodhimi i kriptovalutave nga qytetarët.