Tech

WhatsApp heq dorë nga kufizimet për përdoruesit që nuk i pranuan rregullat e reja të privatësisë

 

WhatsApp nuk do t’i kufizojë më ata që nuk i pranojnë rregullat e reja të privatësisë.

Rregullorja e re hyri në fuqi më 15 maj dhe, për përdoruesit që nuk e pranuan brenda një afati kohor, kompania vuri kufizime në përdorimin e funksioneve të caktuara, përfshirë thirrjet dhe mesazhet.