Tech

Samsungu nis prodhimin e pajisjeve të reja të palosshme

 

Telefonat e rinj të palosshëm nga Samsungu – Galaxy Z Flip 3 dhe Galaxy Z Fold 3 – pritet të lansohen në muajin gusht të këtij viti. Kompania tashmë raportohet se ka nisur prodhimin në masë të pajisjeve. Kjo do t’i jepte gjigantit teknologjik mjaftueshëm kohë për prodhim dhe përgatitje të shitjes në botë, në kohën kur pajisja të dalë në shitje.

Kompania nga Koreja Jugore raportohet se ka nisur prodhimin e të gjithë përbërësve të rëndësishëm të pajisjes Galaxy Z Fold 3. Raportohet po ashtu se do të ketë prodhim vetëm sa një e treta në krahasim me telefonat e serisë Galaxy S. Kjo për shkak të çmimit të lartë të pajisjeve të palosshme. Kompania megjithatë pret që të shesë më shumë Galaxy Z Fold 3 se Galaxy Z Fold 2 nga viti i shkuar.