Tech

iPhone 6S i Apple do të marrë versionin iOS 15

 

iPhone 6S në shtator mbush 6 vite. Nëse ende e keni një telefon të tillë, atëherë Apple ka lajme të mira për ju, telefoni do të marrë përditësimin iOS 15 kur të mbërrijë këtë vjeshtë.

iPhone 6S, 6S Plus dhe gjenerata e parë e iPhone SE të cilët kanë debutuar me iOS 9 do të jenë ndër modelet më të vjetra të Apple që marrin një përditësim të sistemit operativ.