Tech

Gjigantët teknologjik të Tajvanit do të negociojnë për vaksina në emër të qeverisë

 

Vitin e kaluar, Tajvani u njoh si shembull model se si kontrollohet pandemia. Tani, me një numër në rritje të të infektuarve që po kërcënon edhe industrinë jetike të teknologjisë së vendit, qeveria po lejon korporatat e saj të fuqishme të blejnë vaksina për COVID-19 në emër të saj. Është një zgjidhje e pazakontë, por që ka kuptim marrë parasysh se Tajvani ankohej se Kina shkatërronte marrëveshjet e mëhershme.

Siç raportohet, qeveria tajvaneze ka thënë se do të lejojë prodhuesin e çipave TSMC dhe Terry Gou, themelues miliarder i gjigantit teknologjik Foxconn për të negociuar në emër të saj me prodhuesit e vaksinave.