Irani krijon aplikacionin që synon t’i “bashkojë beqarët”
Irani ka krijuar një aplikacion takimesh që synon t’i lehtësojë martesat, derisa shkalla e divorcit është në rritje ndërsa e lindjeve po bie.
Aplikacioni i quajtur “Hamdan” që në persisht nënkupton “shok”, u zhvillua nga Organizata Islamike e Propagandës. Me këtë tentohet të përdoret inteligjenca artificiale për t’i gjetur beqarët që duan martesë të përhershme dhe vetëm një grua.
Për t’u bërë pjesë e aplikacionit duhet verifikuar identiteti i personit dhe të nënshtrohet testi psikologjik. Aplikacioni do të jetë legal.
Kreu i Institutit Kulturor që zhvilloi “Hamdanin” tha se me aplikacion synohet të krijohet familje e shëndetshme, “në një kohë kur vlerat familjare janë nën kërcënim të ‘djallit’ dhe armiqtë e Iranit”.
Sipas statistikave zyrtare, mes marsit dhe dhjetorit të 2020-s janë regjistruar 307.300 martesa dhe 99.600 divorce në Iran.