Tech

Hakerët iranianë prezantohen si studiues britanikë

 

Një grup famëkeq hakerësh të lidhur me Gardën Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) kanë zhvilluar një fushatë të fshehtë ndaj profesorëve të universiteteve dhe ekspertëve të tjerë të vendosur në Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara në përpjekje për të vjedhur informacionin e tyre sensitiv, sipas hulumtimit nga firma e sigurisë kibernetike Proofpoint.

I njohur si TA453 dhe Charming Kitten, është shtirur si grup studiues britanik në Shkollën e Studimeve Orientale dhe Afrikane të Universitetit të Londrës (SOAS) të paktën që nga janari kur u janë afruar viktimave, tha kompania Proofpoint në një raport të ri të publikuar të martën.