Tech

Kina akuzohet për sulme kibernetike dhe spiunazh

 

Britania e Madhe, SHBA-ja dhe BE-ja kanë akuzuar Kinën për kryerjen e një sulmi të madh kibernetik në fillim të këtij viti. Sulmi thuhet se synim pati serverat e Microsoft Exchange, duke prekur të paktën 30 mijë organizata në tërë botën.

Shërbimet perëndimore të sigurisë thonë se kjo sinjalizoi një zhvendosje nga një fushatë spiunazhi e shënjestruar në një sulm më të rëndë, raporton BBC.