Tech

Instagrami me opsion të ri për të kontrolluar përmbajtjen e ndjeshme

 

Facebook ka njoftuar për një veçori të re që lejon kufizimin se sa përmbajtje potencialisht të ndjeshme shfaqet në skemën tuaj “Instagram Explore”. Sipas Facebookut, vendosja e re e “Kontrollit të Përmbajtjes së Ndjeshme” do t'ju lejojë "të shihni shumë apo më pak përmbajtje të ndjeshme", të cilat mund të jenë "të papërshtatshme ose fyese". Në opsionin e ri do të ketë tri nivele, "Lejo", "Kufizo (i përcaktuar)" dhe "Kufizo edhe më shumë".

Instagram ka thënë se përmbajtja e ndjeshme mund të përfshijë postime sugjeruese ose të dhunshme seksuale, si dhe postime që promovojnë gjëra të tilla si duhani, etj, shkruan The Verge.