Tech

Përdoruesit e Instagramit ankohen se opsioni i ri po censuron punën e tyre

 

Përdoruesit e Instagramit po ndajnë një shqetësim të përbashkët tani: që opsioni i ri i i përmbajtjes së ndjeshme në aplikacion po bllokon postimet e tyre. Në postimet e tyre, përdoruesit po paralajmërojnë ndjekësit e tyre se opsioni i ri po e kufizon arritjen e tyre dhe se ndjekësit e tyre duhet të çaktivizojnë atë për t'u siguruar që postimet e tyre të shihen.

"Gjatë 24 orëve të fundit, unë kam pasur shumë biseda me artistë dhe krijues të tjerë të cilët janë tepër të irrituar pasi po u fshihet puna e tyre," shkroi në një postim Phillip Miner, një artist dhe krijues i revistës Natural Pursuits.