Tech

Instagrami përforcon sigurinë e llogarive të adoleshentëve

 

Instagram do t’i bëjë llogaritë e përdoruesve adoleshentë “private”, si parazgjedhje dhe të mbrojtura më mirë nga keqbërësit e mundshëm, nën shqetësimin për rreziqet që lidhen me përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët dhe adoleshentët.

Nga kjo javë, llogaritë e krijuara nga të rinjtë nën moshën 16 vjeç (ose edhe 18 në disa vende) do të jenë private dhe përdoruesit ekzistues do të inkurajohen të bëjnë këtë zgjedhje, pa ndonjë detyrim.