Tech

Rreziku i vërtetë i botës digjitale

 

Sot ka më shumë se 4.6 miliardë përdorues aktivë të internetit, nga rreth 4 miliardë në vitin 2019. Kjo do të thotë se rreth 60 për qind e botës është e lidhur me të paktën një pajisje, dhe disa prej tyre me shumë më tepër. Por valët e sulmeve kibernetike përbëjnë një kujtesë të vazhdueshme se shumica e qeverive, kompanitë, dhe qytetarët janë të ekspozuar në aspektin digjital

Nëse nuk e dinim, pandemia e COVID-19 na e konfirmoi faktin se të dhënat janë pasuria më e rëndësishme strategjike e shekullit njëzetenjë. Bota nuk kishte qenë asnjëherë më parë kaq shumë e varur nga flukset e të dhënave digjitale, kur miliona punëtorë dhe studentë kaluan në punën dhe mësimdhënien në distancë, dhe kur shitja me pakicë përmes internetit zuri vendin e dyqaneve tradicionale, shkruan revista amerikane “Foreign Policy” në një raport.

Por teksa ndërlidhshmëria jonë digjitale po i fuqizon inovacionin, tregtinë dhe ndërveprimin, ajo po gjeneron edhe rreziqe dhe dobësi të reja. Kjo pasi që sistemet digjitale nga të cilat varen që të gjithë – interneti, shërbimet digjitale, infrastruktura 5G – janë të pasigurta, të keq-rregulluara, dhe të prira të bien pre e abuzimeve dhe sulmeve kibernetike.