Tech

Kina forcon kontrollin mbi kompanitë që përdorin të dhënat e përdoruesve

Foto: AP
 

Kina po forcon kontrollin mbi të dhënat e mbledhura nga kompanitë për publikun sipas një ligji të miratuar të premten, duke zgjeruar goditjen e Partisë Komuniste në pushtet ndaj industrive të internetit.

Ligji për mbrojtjen e të dhënave ndjek veprimet anti-monopol dhe zbatimin e veprimeve tjera kundër kompanive, përfshirë gjigantin e tregtisë elektronike “Alibaba” dhe operatorin e lojërave dhe mediave sociale “Tencent” që shkaktuan rënien e çmimeve të aksioneve të tyre.