Tech

SHBA-ja akuzon Rusinë se po pengon kapjen e hakerëve

 

Paralajmërimet e Shteteve të Bashkuara për presidentin rus Vladimir Putin për mbrojtjen e kriminelëve kibernetikë të fshehur në Rusi, duket se kanë pasur pak ndikim, thonë zyrtarë të lartë të institucioneve të zbatimit të ligjit në Shtetet e Bashkuara, si dhe zyrtarë të kibernetikës.

"Nuk ka asnjë tregues që qeveria ruse të ketë ndërmarrë veprime për të goditur aktorët (e piraterisë) ransomware që veprojnë në mjedisin tolerues që kanë krijuar atje", tha Paul Abbate, zëvendës drejtor i Byrosë Federale të Hetimit, të martën në një samit pranë Uashingtonit për çështjet e zbulimit. "Ne kemi kërkuar ndihmë dhe bashkëpunim për ata që ne e dimë se janë në Rusi, kundër të cilëve kemi aktakuzë dhe nuk kemi parë asnjë veprim. Pra, unë do të thoja që asgjë nuk ka ndryshuar në këtë drejtim".