Tech

Rikthehet në Tokë grupi i parë i turistëve që drejtoi udhëtimin në hapësirë

 

Ekuipazhi me civilë i SpaceX është rikthyer me sukses në Tokë pas tre ditëve në hapësirë. Ekipi i “Inspiration4” u ul në ujërat e oqeanit Atlantik pranë Floridas të shtunën mbrëma. Kështu përfundoi edhe misioni i tyre historik pas tre ditësh duke i ardhur rreth e rrotull Tokës.

Kapsula Dragon u ul butësisht në ujë dhe moduli arriti që të lundronte në sipërfaqen e Oqeanit Atlantik.