Tech

Telefonët në të cilët WhatsApp do të ndalojë së funksionuari nga nëntori

 

Duke filluar nga data 1 nëntor, WhatsApp nuk do të funksionojë më në smartfonët Android me versionin 4.0.4 ose më herët dhe iPhone me iOS 9 ose më herët.

Nëse përdorni një pajisje me sistem operativ më të vjetër, nuk do mund ta përdorni këtë rrjet social. Gjëja e parë që duhet të bëni nëse prekeni nga ndryshimet është të krijoni një kopje rezervë të mesazheve të WhatsApp.