Tech

“Apple” publikon çipat e rinj, pas mungesave

 

Kompania teknologjike “Apple” ka publikuar çipat M1Pro dhe M1Max që përdoren te laptopët e llojit “MacBook Pro”

Çipat janë përbërës elektronikë të kompjuterit që menaxhojnë qarkullimin e të dhënave nga procesori, memoria dhe pajisjet periferike. Zakonisht gjenden në pllakën amë.

Kompania “Apple” ka njoftuar se çipi M1 Maz, me 57 miliardë transistorë, është më i fuqishmi që është krijuar ndonjëherë. Çipat e rinj janë publikuar pas gati një viti që kur firma i ka publikuar kompjuterët “Mac”, që për herë të parë mbushen me rrymë nga silikoni i strukturës së tyre.