Tech

Të paktën 13 kompani telefonike në botë u komprometuan nga hakerë kinezë

 

Të paktën 13 kompani telefonike në të gjithë botën janë komprometuar që nga viti 2019 nga hakerat e sofistikuar të cilët besohet se vijnë nga Kina, ka thënë një grup ekspertësh i sigurisë kibernetike.

Hakerat - të njohur si LightBasin - ishin në gjendje të vendosnin mjete skanimi në rrjete të komprometuara "për të marrë informacione shumë specifike", sipas CrowdStrike, një grup i cituar rregullisht nga inteligjenca perëndimore, shkruan Guardian.