Tech

Samsungu do ta ndërtojë fabrikë çipash prej 17 miliardë dollarësh në Teksas

Foto: EP
 

Konglomerati i Koresë së Jugut “Samsung” ka bërë të ditur se planifikon ta ndërtojë një fabrikë të re çipash në shtetin amerikan të Teksasit për rreth 17 miliardë dollarë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kompania tha se fabrika e re e prodhimit të gjysmëpërçuesve në qytetin Taylor "do të ndihmojë në rritjen e prodhimit të zgjidhjeve të avancuara të gjysmëpërçuesve që fuqizojnë inovacionet dhe teknologjitë e gjeneratës së ardhshme".