Tech

Robotët e gjallë tani edhe mund të riprodhojnë

Foto: NYP
 

Robotët e parë të gjallë në botë – të njohur si “xenobots” – tani mund të riprodhojnë, kanë zbuluar shkencëtarët amerikanë.

Detajet rreth robotëve, të krijuar duke përdorur qelizat nga bretkosat afrikane, u zbuluan vitin e kaluar pasi eksperimentet treguan se ata mund të lëviznin dhe të vetëshëroheshin.