Tech

NASA rekruton 10 persona për t’i trajnuar si astronautë

 

Agjencia amerikane e hapësirës NASA prezantoi katër gra dhe gjashtë burra të cilët janë përzgjedhur si rekrutë astronautësh për t’u trajnuar për misionet e ardhshme.

Administratori i NASA-s Bill Nelson prezantoi anëtarët e klasës së astronautëve 2021, klasa e parë e re në katër vjet, pranë Qendrës Hapësinore Johnson të NASA-s në Hjuston.