Coinbase gabimisht u thotë disa konsumatorëve se janë bërë miliarderë
Për një moment të shkurtër, bota e tyre ndryshoi.
Të martën pasdite në faqen Coinbase shkaku i një gabimi shfaqeshin shifra tjera në llogaritë e konsumatorëve – duke i bërë shumë prej tyre miliardera, shkruan "Mashable.com".
Miliardera vetëm në letër, pasi Coinbase shpejtoi doli me deklaratë në Twitter, duke treguar se nuk ka ndikuar në tregti ky gabim në shfaqje të shifrave.
“Ne jemi në dijeni se disa konsumatorë po shohin vlera të fryra të aseteve të tyre të kriptovalutave në Coinbase.com”, ka pranuar Coinbase. “Kjo çështje nuk ndikon në tregëtimin e valutave”.