Tech

Google apelon gjobën prej 2.8 miliardë dollarësh në Gjykatën e Lartë të BE-së

 

Google po apelon në gjykatën më të lartë të Bashkimit Evropian kundër një vendimi të mëparshëm për një gjobë antitrust prej 2.8 miliardë dollarësh, tha një zëdhënës i njësisë Alphabet të enjten.

Komisionerja e BE-së për Konkurrencën Margrethe Vestager gjobiti motorin më të njohur të kërkimit në internet në botë, në vitin 2017, për përdorimin e shërbimit të tij të blerjeve, për të fituar një avantazh të padrejtë ndaj rivalëve më të vegjël evropianë.