Tech

Instagrami lufton TikTok-un, krijon mundësi të reja për përzierje videosh

 

Instagrami ka njoftuar se tani do t'i lejojë përdoruesit të "përziejnë" çdo përmbajtje videoje të aksesueshme publikisht në platformë.

Tani, kur shikoni një video në Instagram, mund të prekni tri pikat afër pjesës së sipërme të ekranit dhe zgjidhni 'Remix this video' për të filluar krijimin e remiksit tuaj. Videot e vjetra nuk kualifikohen për ripërzierje, vetëm ato të ngarkuara që nga përditësimi mund të ripërzihen.