Tech

Omicroni detyron Korenë Jugore të heqë dorë nga monitorimi me GPS

Njerëzit presin testin e tyre të koronavirusit në një vend testimi të improvizuar në Seul, Kore e Jugut, të hënën, 7 shkurt 2022. Koreja e Jugut nuk do ta përdorë më monitorimin GPS për të përcjellë karantinat dhe gjithashtu do t'u japë fund thirrjeve të kontrollit të përditshëm për pacientët me koronavirus me rrezik të ulët, pasi një rritje e shpejtë e Omicronit po dërrmon punonjësit e shëndetësisë dhe ata të qeverisë (Foto: AP)
 

Zyrtarët tashmë ishin të detyruar t’i zgjeronin trajtimet në shtëpi, t’i reduktonin periudhat e karantinës dhe ta riformonin politikën e testimit rreth kompleteve të testit të shpejtë antigjen, pavarësisht shqetësimeve për besueshmërinë e tyre, në mënyrë që të kursehen testet laboratorike për njerëzit në të 60-t e më lart, si dhe për ata me kushte ekzistuese mjekësore që janë më në rrezik për sëmundje të rënda

Koreja e Jugut nuk do ta përdorë më monitorimin GPS për t’i përcjellë karantinat e po ashtu do t’u japë fund edhe telefonatave të kontrollit të përditshëm për pacientët me rrezik të ulët të koronavirusit, pasi rritja e shpejtë e Omicronit po dërrmon punonjësit e shëndetit e të qeverisë.

Përhapja e shpejtë e ka bërë të pamundur të jepet një përgjigje mjekësore e sigurt dhe proaktive, ka bërë të ditur Jeong Eun-kyeong, ekspert kryesor i sëmundjeve infektive në vend.