Tech

Samsungu e sheh 2022-tën si vit të fortë për njësinë e çipave dhe të komponentëve

Foto ilustrim
 

Kompania elektronike Samsung, pret që sektori i saj i çipave dhe komponentëve të performojë fuqishëm këtë vit pasi duket të rrisë furnizimin duke përmirësuar operacionet në një treg të ngushtë global, ka thënë bashkë-drejtori i ri ekzekutiv i kompanisë, Kyung Kye-hyun, këtë të mërkurë.

Biznesi i çipave dhe komponentëve pritet të tejkalojë rritjen vjetore të parashikuar të tregut global të çipave prej 9 për qind, tha Kye-hyun në mbledhjen vjetore të aksionarëve, pa dhënë detaje të mëtejshme.