Tech

Samsungu do t’i lejojë përdoruesit e Galaxys që t’i riparojnë vetë pajisjet

 

Samsungu është kompania e fundit e teknologjisë e cila po u jep mundësinë konsumatorëve që t’i riparojnë pajisjet e tyre telefonike, për shkak të presionit nga ta, nga rregullatorët dhe madje edhe nga presidenti amerikan, Joe Biden, që të lehtësohen masat në riparimin e produkteve.

Kompania njoftoi të enjten një program të ri që do t'i lejojë përdoruesit e disa prej pajisjeve të saj kryesore Galaxy të riparojnë produktet e tyre, duke u dhënë atyre dhe kompanive të palëve të treta akses në pjesë origjinale, mjete riparimi dhe udhëzues vizual hap pas hapi, raporton CNN.