Tech

SHBA-ja me plan kundër keqpërdoruesve të dronëve

dronet, lajmet teknologjike, teknologjia,
 

Administrata e presidentit amerikan Joe Biden i ka bërë thirrje Kongresit ta zgjerojë autoritetin e qeverive federale për ta kundërshtuar përdorimin “e dëmshëm” të dronëve, pas ngritjes së shqetësimeve për sigurinë kombëtare.

Siç raporton “The Washington Post” të martën, Shtëpia e Bardhë publikoi një plan veprimi për zgjerimin e agjencive që mund të gjurmojnë dhe monitorojnë dronët që fluturojnë në hapësirën e tyre ajrore.