Marka luksoze italiane "Gucci" do të fillojë të pranojë pagesa në kriptovaluta në disa nga dyqanet e saj në Shtetet e Bashkuara, shkruan BBC.
Klientët do të jenë në gjendje të paguajnë duke përdorur një numër kriptovalutash, duke përfshirë Bitcoin, Ethereum dhe Litecoin.
Shërbimi do të nisë në fund të këtij muaji në disa nga pikat e saj kryesore, duke përfshirë Rodeo Drive në Los Angeles dhe Wooster Street të New Yorkut.
Gucci i bashkohet një numri në rritje të kompanive që kanë filluar të pranojnë kriptovaluta.
Kompania ka thënë se do të marrë gjithashtu pagesa në Shiba dhe Dogecoin - një e ashtuquajtur kriptivalutë "meme" që fillimisht u krijua si shaka.
Klientëve që paguajnë në dyqane me kriptovaluta do t'u dërgohet një email me një kod QR për ta përdorur me një portofol të aseteve digjitale - një aplikacion transaksionesh financiare që funksionon në pajisjet celulare.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.