Tech

Britania me rregulla të ashpra për kompanitë teknologjike

Britania me rregulla të ashpra për kompanitë teknologjike
 

Kompanitë e mëdha të teknologjisë si Google dhe Facebook do të duhet të respektojnë rregullat e ashpra britanike nën një mbikëqyrës të ri digjital që synon t'u japë konsumatorëve më shumë zgjedhje në internet - ose të përballen me kërcënimin e gjobave të mëdha, raportoi AP të shtunën.

Autoritetet në Britani dhe në mbarë Evropën kanë udhëhequr shtytjen globale për të frenuar kompanitë e teknologjisë mes shqetësimeve në rritje për ndikimin e tyre të madh dhe materialet e dëmshme që po përhapen në platformat e tyre.