Tech

Italia parandaloi sulme kibernetike nga grupe pro-ruse gjatë “Eurovisionit”

Ukraina, fitore, Eurovision, Rusia, sulme kibernetike, Italia, maj 2022
Foto ilustrim / AP
 

Policia italiane ka thënë se ka penguar sulmet e hakerëve nga grupet pro-ruse gjatë gjysmëfinales së 10 majit dhe finales së 14 majit të Festivalit të Këngës “Eurovision”, që u mbajt në Turin.

Sipas Policisë, më 15 maj gjatë operacioneve të votimit dhe performancave të garuesve, autoritetet kanë arritur të pengojnë disa sulme kibernetike në infrastrukturën e rrjetit nga grupi i hakëreve, Killnet dhe nga bashkëpunëtorët e këtij grupi, Legion.