Tech

Alibaba largon 40 për qind të stafit të AliExpressit në Rusi

Foto ilustrim
 

Kompania e tregtisë elektronike, Alibaba, ka pushuar nga puna rreth 40 për qind të stafin në sipërmarrjen e saj të përbashkët ruse pasi kriza e vazhdueshme në Ukrainë ka ndërprerë biznesin ndërkufitar, transmetoi Reuters.

Edhe pse gjiganti kinez i tregtisë elektronike nuk ka komentuar mbi largimin e punëtorëve, një punonjës ka thënë se nuk dihet ende nëse do të ketë largime të tjera nga puna, pasi disa nga stafi i pushuar nga puna zgjodhën të largoheshin vullnetarisht dhe disa u zhvendosën, raportoi Nikkei të premten.