Roboti i NASA-s nis misionin në Mars për “zbulimin e jetesës”
Foto: NASA
Roboti i NASA-s, Perseverance, ka shënuar një sukses të madh në misionin e tij në planetin Mars. Të martën, roboti që ishte vendosur suksesshëm në mes të kraterit Jezero më 18 shkurt të 2020-s, do të lëvizë përpjetë, duke u ndaluar disa herë për t’i ekzaminuar shkëmbinjtë, që siç raporton BBC-ja, duket se janë provë për jetën e dikurshme në këtë planet.
Roveri Perseverance do t’i mbledhë disa shkëmbinj për t’i vendosur në mostrat bazë me qëllim që të testohen dhe të përdoren për misione të mëvonshme.
Ky mision i NASA-s po shërben që në vitin 2030, materiali i marrë për test, të inspektohet në detaje.
“Këta janë shkëmbinjtë që ne mendojmë se kanë potencial të lartë për të përmbajtur shenja të jetesës së lashtë, si dhe të na tregojnë për klimën e Marsit dhe se si ka evoluar ajo me kalimin e kohës”, deklaroi zëvendësja e projektit të NASAS, shkencëtarja Katie Stack-Morgan.
Nëpërmjet një mini-helikopteri, ajo ka testuar dhe mbledhur material nga Marsi që mund të shfrytëzohen për studime, derisa qëllimi i robotit që do të vihet në lëvizje të martën, është të grumbullojë sa më shumë llum afër kraterit Jezero.