Tech

Vazhdon gara e madhe në IPKO UNI Tournament

 

Turneu i lojërave online IPKO UNI Tournament, i cili po zhvillohet mes studentëve të universiteteve publike dhe private, ka zgjuar interesimin të madh tek të rinjtë kosovar. Studentë nga universitete të ndryshme të Kosovës po garojnë me njëri-tjetrin në 5 lojëra të ndryshme: FIFA 22, League of Legends, CS:GO, Rocket League dhe PUBG, të cilat luhen midis 16 ekipeve me nga 6 lojtarë për ekip.

Pas ndeshjeve te cilat u zhvilluan në lojërat FIFA21 dhe CS:GO, tani ekipet janë duke garuar në lojën e famshme elektronike, League of Legends. Të gjitha ndeshjet e IPKO UNI Tournament janë duke u transmetuar live stream në kanalet Twitch dhe Youtube.