Tech

Samsungu do t’i investojë 356 miliardë dollarë në pesë vjetët e ardhshëm

 

Samsung Group do t’i investojë 356 miliardë dollarë në pesë vjetët e ardhshëm për të përshpejtuar rritjen në gjysmëpërçues, biofarmaceutikë dhe në teknologji të tjera të gjeneratës së ardhshme, ka bërë të ditur të martën Samsung Electronics, njoftoi Reuters.

Konglomerati kryesor i Koresë së Jugut, tha të martën se investimet deri në vitin 2026 pritet të ndihmojnë Samsung-un të nxisë rritjen afatgjatë në fusha strategjike si sektori i çipave, ndërsa premtoi investime “agresive” në sektorin biofarmaceutik për ta bërë atë po aq të suksesshëm sa biznesi i tij i çipave.