Tech

Smartfonët kinezë zënë vendin e Samsungut dhe Applet në tregun rus

Foto ilustrim
 

Prodhimet kineze në tregun e telefonave të mençur në Rusi kanë shënuar rritje të madhe, pasi prodhuesit si Apple dhe Samsungu kanë ndaluar shitjet e reja në Rusi, me qëllim të rëndimit të ekonomisë ruse, njoftoi të enjten Reuters.

Prodhuesit kinezë si Xiaomi, Realme dhe Honor përbëjnë mbi 42 për qind të smartfonëve të Rusisë që nga maji i këtij viti, duke shënuar rritje për 16 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të shkuar.