Tech

Rënie masive e Bitcoinit, prek vlerën më të ulët në 18 muaj

 

Kriptovalutat kanë pësuar tjetër rënie të madhe në vlerë. Bitcoini, si valuta më e madhe, ka përjetuar rënie duke prekur shifrat më të ulëta në 18 muaj.

Një njësi Bitcoin ka vlerën e 20 mijë e 300 dollarëve, që paraqet vlerën më të ulët që nga dhjetor i vitit 2020. Që nga e premtja ka humbur rreth 30 për qind të vlerës. Sivjet ka humbur më shumë se gjysmën e vlerës.