Seria Galaxy S22 - zgjedhja më e mirë nëse po blini një smartphone të ri
Samsung është i njohur gjerësisht për smartphone-t e tij me performancë të lartë, por çdo herë ai arrin të na befasojë sërish si në rastin e serisë së re Galaxy S22: Galaxy S22, S22+ dhe S22 Ultra. Nga dizajni ikonik te performanca e përmirësuar e kamerave, kjo seri vendos një standard të ri për smartphone-t. Ne ju sjellim disa arsye pse pajisjet e serisë S22 janë zgjedhja më e mirë nëse jeni në kërkim të një smartphone të ri.
Kamerat më të fuqishme të Samsung deri më tani
E gjithë seria Galaxy S22 sjell risi dhe ka kamerën më inteligjente Samsung ndonjëherë. Falë veçorive Nightography dhe Adaptive Pixel me teknologjinë e përmirësuar të inteligjencës artificiale, kamera e serisë Galaxy S22 është projektuar për të lejuar më shumë dritë, për të nxjerrë detaje dhe për të kapur ngjyra që e bëjnë përmbajtjen tuaj të shfaqet qartë, edhe në errësirë. Ndërkohë, S22 Ultra me sistemin Dual Tele Zoom ofron zmadhim optik të fuqishëm, duke kaluar nga 3x në 10x. Pastaj, lenteja e dyfishtë e palosur dhe super rezolucioni i përmirësuar me inteligjencë artificiale vazhdojnë veprimin derisa të jesh 100x më pranë aksionit, pa bërë asnjë hap. Gjithashtu, portretet dhe autoportretet do të duken më mirë se kurrë falë një algoritmi të sofistikuar të inteligjencës artificiale - AI Stereo Depth Map i ri.
Shumë nga veçoritë e reja u dedikohen videove. Teknologjia Auto Framing e videos siguron që kamera juaj gjithmonë të kapi saktësisht kë dëshironi, qoftë një apo shumë persona.Teknologjia e përparuar VDIS minimizon dridhjet për shkrepje të qeta dhe të mprehta kur jeni në lëvizje. Për t’i dhënë prekjen finale fotove dhe videove tuaja, ekziston aplikacioni Expert RAW, i cili përmban një paketë gjithëpërfshirëse opsionesh për editim.
Fuqi dhe performancë e pabesueshme
Sistemi i kamerave shoqërohet me performancë po aq të shkëlqyer. Smartphone-t Galaxy S22, S22 + dhe Ultra kanë procesorin më të fundit 4 nm. Sasia e madhe e memories u lejon atyre produktivitet maksimal dhe funksionim të shpejtë. Galaxy S22 Ultra ofron gjithashtu mbështetje për teknologjinë Wi-Fi 6E. Kjo do të thotë që ju mund të shijoni performancë të pakrahasueshme në të gjitha aplikacionet tuaja më të preferuara, pavarësisht nëse jeni duke luajtur ose duke punuar.
Një bateri e qëndrueshme është gjithashtu një domosdoshmëri. E gjithë seria e pajisjeve mundëson karikim të shpejtë prej 25 W, dhe modelet S22 + dhe Ultra janë pasuruar më tej me karikim super të shpejtë prej 45 W, kështu që mund të regjistroni 50 minuta video– të gjitha pas një karikimi 10-minutësh.
Dizajn vizualisht tërheqës dhe miqësor me mjedisin
Seria Galaxy S22 është pioniere e teknologjisë celulare që mbështet planetin dhe është krijuar me materiale të qëndrueshme. Materiali i riciklueshëm është përdorur në modulin e altoparlantit, si dhe pjesët e brendshme të çelësave të energjisë dhe volumit. Gjithashtu, është përdorur 100% letër e ricikluar për paketimin e Galaxy S22 dhe është përfshirë një film mbrojtës i krijuar nga plastika e ricikluar. Çdo smartphone case është projektuar gjithashtu me materiale të certifikuara nga UL, ekologjike për mjedisin.
Seria e fundit Samsung Galaxy S22 është një mrekulli e vërtetë teknologjike. Tani ju mund t’i porosisni paraprakisht smartphone-t e serisë Galaxy S22 dhe të përfitoni Galaxy Buds Pro dhuratë. Promocioni zgjat deri më datë 30.6.2022. Për më shumë informacioni vizitoni linkun.