Tech

Ndihma e Elon Muskut në luftën kundër Rusisë, mbi 14 mijë terminale “Starlink” në Ukrainë

 

Kompania “Starlink” e Elon Muskut ka vendosur në dispozicion të Ukrainës mijëra paisje për lidhje satelitore. Kjo i ka shërbyer së tepërmi vendit që po lufton ndaj agresionit të Rusisë. Ekspertët thonë se Moska ka treguar interes të veçantë që në fillim të luftës për të ndërprerë sistemet ukrainase të komunikimit.

Terminalet e kompanisë “Starlink” për lidhjen satelitore të internetit shërbejnë si një sistem rezervë kur rrjetet e internetit në Ukrainë dalin nga përdorimi.